Të fundit

Merkel në vizitë lamtumire në Turqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të zhvillojë sot një vizitë lamtumire në Turqi, ku do të takohet me presidentin, Recep Tajip Erdogan.

”Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë një shkëmbim pikëpamjesh mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme turke.

Ndër çështjet e tjera të mundshme në tryezë janë çështja e migrimit, të drejtat e njeriut dhe roli i Turqisë në NATO.

Turqia luan një rol kyç në pranimin e refugjatëve.

Vendi ka pranuar tashmë rreth 3,7 milionë refugjatë nga Siria dhe qindra mijëra emigrantë nga vende të tjera si Afganistani.

Merkel është bashkarkitekte e paktit të migrantëve midis Turqisë dhe BE-së.

Si pjesë e kësaj, Turqia merr mbështetje financiare nga BE-ja.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci