Të fundit

Adoleshenti liberian bëhet hero, gjeti dhe ktheu mbrapshtë 50,000 dollarë

Një adoleshent në Liberi është shndërruar në një hero kombëtar pasi kishte kthyer 50,000 dollarë që i kishte gjetur në tokë.

Emmanuel Tuloe, ka thënë për Associated Press, se për këtë veprim, ai është ftuar në një takim nga presidenti i Liberisë, George Weah të hënën.

“Do të shkojë në takim me presidentin, dhe kur të takohem me të, do t’i tregoj për shkollimin tim”, ka thënë 18-vjeçari, i cili ka shtuar se do t’i thotë presidentit që dëshiron t’i kthehet shkollimit.

Tuloe e ka treguar se e ka lënë shkollën në klasën e shtatë, për të punuar si taksist me një motoçikletë, në mënyrë që të fitojë para për ta ndihmuar familjen.

“Do t’i kërkojë presidentit që t’i inkurajojë të rinjtë që të lënë motoçiklizmin dhe të shkojnë në shkollë, sepse nuk ka asgjë në këtë punë”, ka shtuar ai.

Tuloe ishte duke vozitur motoçiletën e tij në një autostradë të martën, kur kishte parë një grumbull me parë të mbështjella në një çantë plastike.

“Isha i frikësuar sepse ishte një shumë e madhe parash, kështu që i mora me vetë në shtëpi, ia dhashë hallës sime që t’i mbajë derisa pronari t’i kërkonte”, ka sqaruar ai.

Po atë ditë Musu Yancy, një grua biznesmenë të cilës i kishin humbur paratë, ka bërë thirrje përmes një radioje që kushdo që i ka gjetur paratë, t’ia kthente.

Tuloe ka thënë se ia ka kthyer asaj paratë mirëpo ka edhe njerëz që po e përqeshin për këtë veprim, duke i thënë se ka bërë diçka të pazakontë për Liberinë.

Ndërkohë, biznesmenja të cilës ai ia ka kthyer paratë, e ka shpërblyer atë me para kesh dhe të mira materiale në vlerë prej 1,500 euro.

Liberia është një shtet në Afrikën Perëndimore, i cili kufizohet me Sierra Leonen, Guinena dhe Côte d’Ivoire.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci