Të fundit

Ballkani godet në tregun e transferimeve, nënshkruan me ish-futbollistin e kombëtares

Pas firmës me sulmuesin Arb Manaj, Ballkani bën një tjetër lëvizje të madhe në merkato.

Siç raporton SuperSport, klubi kampion i Kosovës transferon Marsel Ismailgecin që së fundmi ishte pjesë e Zrinjski Mostar në kampionatin e Bosnjes.

Ish-lojtari i Tiranës, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren shqiptare në futboll, në Superiore firmos për tre vite me skuadrën nga Suhareka dhe do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.

23-vjeçari shihet si një element me shumë vlera edhe për të ardhmen teksa mbrojtësi do të jetë një alternativë më shumë përgjatë sezonit, ndërsa në pozicionin e tij në organikën e Ballkanit është edhe Lorenc Trashi.

Ismailgeci ishte transferuar te Zrinjski në merkaton e dimrit, por nuk mundi të përshtatej dhe nuk po gjente hapësirat e duhura te boshnnjakët. Në këtë formë, mbrojtësi i majtë do të nisë një aventurë të re me kampionët e Kosovës, Ballkanin.

Ismajlgeci ka luajtur dy ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Shqipërisë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci