Të fundit

Disiplina e heshjtes, sipas Pitagorës

Disiplina e Heshtjes së Pitagorës synonte të formonte një mendje më reflektuese përmes kontrollit të të folurit. Me këtë praktikë askete, i urti i shkollës së Krotonit u mësoi qindra burrave dhe grave se vetëm kur dikush abstraktohet nga bota e prekshme, bie në kontakt me veten, duke arritur kështu mençurinë autentike.

Parimi themelor që rregullon disiplinën e heshtjes fillon nga një vëzhgim: Sipas filozofit grek, gjëja më e vështirë për t’u kontrolluar është gjuha. Kjo pjesë e trupit është shkaku kryesor i problemeve dhe tragjedive personale, si dhe një kanal përmes të cilit ne sjellim vuajtje në jetën tonë.

Thomas Stanley, historian i shekullit të shtatëmbëdhjetë, duke cituar Empedokliun, filozofin dhe politikanin e shekullit të pestë para Krishtit, deklaroi se nëse do të ishim në gjendje të ndiqnim mësimet e Pitagorës, shoqëria jonë do të ishte shumë më fisnike dhe e ekuilibruar. Ai e përcaktonte vetë Pitagorën si një figurë që dukej se kishte jetuar njëzet jetë.

Disiplinimi i gjuhës është e vetmja mënyrë për të qetësuar mendjen, nevojat e trupit dhe vuajtjet e shpirtit. Nëse do të ishim në gjendje të ruanim heshtje rigoroze për gjysmë ore deri në një orë në ditë, do të kishim një mendje më të shëndetshme, më pak të stresuar, një mendje më të fokusuar dhe një gjendje më të mirë mendore.

Prandaj, nuk bën kurrë dëm përshtatja e kësaj praktike, duke e ballafaquar atë me rekomandimet e tjera për shëndetin dhe mirëqenien që na la Pitagora:

Të qenit në kontakt me natyrën dhe rrezet e diellit, duke ndjekur ciklet natyrore.

Të mbajturit të paktën një orë heshtje çdo ditë.

Të ndjekurit e një diete të shëndetshme.

Të ushtruarit rregullisht.

Zhvillimi i bisedave pasuruese për mendjen dhe shpirtin.

Të dhënit krahë krijimtarisë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci