Të fundit

Google me padi kundër krimit kibernetik rus

Motori i kërkimit ”Google” ka ngritur padi kundër dy shtetasve rusë dhe 15 personave, emrat e të cilëve janë të panjohur dhe të cilët mendohet se qëndrojnë pas “botnetit” të quajtur Glupteba, i cili prej kohësh ka ndikuar shërbimet e Google në kompjuterët me sisteme operative ”Windows”.

Në paraqitjen e padisë ndaj Gjykatës Rajonale Jugore të Nju Jorkut është ngritur akuzë ndaj Dmitry Starovikov dhe Alexnder Filippov si dhe rrjetit Glupteba, të menaxhuar nga 15 persona të panjohur nga Rusia, për të cilët pretendohet se janë kriminelë kibernetikë, transmeton Paparaci.

Në akuzë pretendohet se rrjeti në fjalë kryente aktivitete të paligjshme si vjedhja e llogarive personale dhe shitja e tyre tek palët e treta, shitja e informacionit të kartave të kreditit, shitja e reklamave për t’u shfaqur në kompjuterët në fjalë dhe shitja e qasjes në kompjuter tek kriminelët kibernetikë.

“Botnet-i” në fjalë që nga vitit 2011 ka ndikuar të paktën në një milion kompjuterë.

Në deklaratën e publikuar në faqen e Google-it theksohet se kompania e teknologjisë ka paditur për herë të parë një “botnet” të bazuar në blockchain.

Në deklaratë është shprehur shpresa që kjo padi të jetë shembull dhe të veprojë si pengesë për rrjete të ngjashme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci