Të fundit

Zhgënjejnë futbollistët nga diaspora, Ademi kthen sytë kah vendorët: “Janë e ardhmja”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka promovuar futbollistët e rinj të përfaqësueses të cilët janë produkt i futbollit vendorë.

Pas mosarritjes së suksesit me futbollistë nga diaspora, të rritur në futbollin evropian, FFK-ja i ka kthyer sytë komplet kah produktet vendore. Kështu dëshmon një fotografi e Agim Ademit në shoqërinë e futbollistëve të rinj të dalë nga futbolli vendor.

Në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ndodhen pesë futbollistë të nxjerrë nga shkollat kosovare të futbollit, Ademi thekson se të rinjtë janë gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.

Në fotografinë e publikuar nga Ademi ndodhen Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Visar Bekaj dhe Altin Zeqiri. Të gjithë emra të formuar në Kosovë.

“Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht! Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës”, tha Ademi.

Ky deklarim i presidentit të FFK-së është një konfirmim se këta futbollist do të jenë boshti i përfaqësueses kosovare.

Disa ditë më parë, Ademi u përfshi në një polemikë me homologun e tij shqiptar, Armand Duka, kur tha se nuk është në rregull nga Shqipëria që të ftojë futbollistë që më parë kanë luajtur për Kosovën.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi të hënën.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci