Të fundit

Vuçiqi dekoron Dimiqin për merita, dy ditë pasi Paparaci publikoi bisedën e tij anti-UÇK

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë dekorata ndaj disa zyrtarëve serbë, duke përfshirë edhe shefin për Kosovë të Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq, dy ditë pasi Paparaci, publikoi një audio-incizim që e implikon atë në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Agjencia për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), që drejtohet nga Aleksandar Vulin – i sanksionuar nga ShBA-të – ka njoftuar se janë ndarë disa dekorata me rastin e “Ditës së Shtetësisë së Serbisë”.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e tyre, të mërkurën janë ndarë merita për “mbrojtje dhe siguri” ndaj administratës së parë të BIA-s.

Vuçiq – ndër të tjera – për këtë u përkujdes ta dekorojë edhe Bojan Dimiqin, shef për Kosovë i BIA-s, raporton Paparaci.

Aleksandar Vuçiq dhe Bojan Dimiq
Aleksandar Vuçiq dhe Bojan Dimiq

Një veprim i tillë vjen dy ditë, pasi Paparaci raportoi ekskluzivisht se Dimiq është implikuar në procesin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të supozuara të luftës në Hagë.

Paparaci, të hënën publikoi një audio-incizim që dëshmon përfshirjen e hiç më pak se zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor.

Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).

Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. Ajo është e gjatë rreth katër minuta, raporton Paparaci.

Dimiq dëgjohet duke e biseduar me personin ‘X’ shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë.

“Këta udhëtarë për Hagë, ashtu po i depërtojnë, nuk di çfarë po mendoni”, i thotë Dimiq, shqiptarit nga Kosova në fillim të bisedës, i cili e falënderon zyrtarin e shërbimit serb.

Dimiq, është i njohur si “shef de facto” i shumë liderëve të Listës Serbe në Kosovë. Sipas rrjeteve sociale të tyre, udhëheqës të Listës Serbe pëlqejnë fotografitë e Dimiqit në rrjete sociale.

Ai jeton në një shtëpi luksoze në Beograd, të cilën e kishte blerë babai i tij, Vlladimir Dimiq, i cili ka qenë drejtor i dhunshëm në Prishtinë i kompanisë publike banesore.

Ekskluzive: Biseda telefonike mes shefit të BIA-s dhe një personi, tregojnë si e çuan Thaçin dhe Veselin në Hagë

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci