Të fundit

“Hap i vonuar dhe jetik”, Kurti: Zyra e Kryeministrit po i publikon komunikatat në të dyja gjuhët zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sonte se tash e një muaj më parë Zyra e Kryeministrit, po i publikon komunikatat në dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht.

Sipas tij, kjo bëhet për të informuar qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb e të ketë më pak dezinformime.

”Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës”, shkroi ai në platformën “X”.

“Ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u ofruar serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci