Të fundit

Rakiq, ultimatum qeverisë: Dorëhiqemi nëse nuk formohet Asociacioni deri në fund të vitit

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka mbajtur konferencë për media ku ka deklaruar se nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe deri në fund të vitit ata do të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe do të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi marrë vendim që nesër të dalim në zgjedhje sepse duam të tregojmë se nuk jemi ata që nuk respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Gjithmonë ekziston dikush që dëshiron të na akuzojë, neve apo shtetin serb se nuk e respektojmë atë marrëveshje. Mirëpo, nëse deri në nëntor nuk fillojnë bisedimet për formimin e Asocioacionit dhe nuk përfundon deri në fund të vitit, po i informoj të gjithë faktorët përkatës që do t’i braktisim të gjitha institucionet e Kosovës në veri, në të gjitha nivelet”, ka thënë sot Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe ministër në Qeverinë e Kosovës, transmeton Paparaci.com.

Ai ka deklaruar në një konferencën për medie se vendimi u mor së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe në interes të popullit serb. Gjithashtu tha se liderët e partisë kanë pasur “një bisedë të vështirë me Vuçiqin në Beograd dhe se në atë takim kanë paraqitur arsyet pse ata mendojnë se nuk duhet të dalin në zgjedhje”.

“Qëndrimi ynë ishte që të mos dalim në zgjedhje, sidomos ne nga veriu për shkak të situatës, kur dikush deshi t’i provokojë serbët një ditë para zgjedhjeve. Kemi parashtruar argumente pse duhet dhe pse nuk duhet. Presidenti ishte i gatshëm të pranojë vendimin tonë”, ka pretenduar Rakiq, duke vazhduar se megjithatë u vendos të shkohet në zgjedhje.

Kjo deklaratë vjen pas marrëveshjes së fundit për targat në Bruksel, ku pala serbe ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të dialogut tema e parë që do të diskutohet do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rakiq, e krahasoi aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zona të Kosovës, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë “nëse ROSU shkon përsëri në veri, ku, siç tha ai, “nuk ka çfarë të kërkojë”, do të merret parasysh çdo marrëdhënie e mëtejshme me institucionet vendore”.

“Për të qenë i qartë – njerëzit nuk i duan atje dhe ata nuk janë të mirëpritur atje, as nuk guxojnë të jenë sipas marrëveshjes”, ka thënë ai.

Por, pavarësisht prej presionit të ushtruar ndaj qeverisë për shkarkimin e tij, ai u “amnistia” nga kryeministri Kurti. Shefi i ekzekutivit tha se nuk dëshiron të krijojë një “çështje Rakiq” si arsyetim për mosshkarkimin e tij. /Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci