Të fundit

Darka e veçantë e deputetit gjerman në Prishtinë

Politikani gjerman Thomas Silberhorn udhëtoi për në Kosovë në fillim të kësaj jave. Florim Gashi, një shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani, ishte pjesë e delegacionit dhe ia tregoi atij vendlindjen. 

Florim Gashi u mahnit kur Thomas Silberhorn, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe anëtar i Bundestagut, e pyeti atë nëqoftëse donte të bashkohej për një udhëtim në Ballkan, që përfshinte edhe Kosovën. Gashi pranoi me shumë dëshirë.

Thomas Silberhorn është një zë i rëndësishëm i çështjeve të Kosovës në Gjermani, shkruan sot gazeta gjermane Frankischer Tag.

Gashi, në anën tjetër, është kryetar i shoqatës kulturore gjermano-shqiptare “Dardania Bamberg” i cili kishte emigruar në Gjermani gjatë të 90’ shkaku i situatës së tensionuar asokohe në Kosovë, nuk donte asgjë më shumë sesa rikthimin e paqes në vendlindjen e tij. Më shumë se 20 vjet pas largimit të tij nga vendi, ai nuk hezitoi ta shoqëronte Silberhornin në Kosovën e çliruar nga lufta.

Delegacioni udhëtoi nga Berlini në Beograd, nga atje në Prishtinë dhe në fund u kthyen në Nuremberg nga Aeroporti i Sarajevës. Kaluan katër ditë intensive të gjithë, përfshirë Florim Gashin, i cili kishte edhe një mundësi fantastike që të qëndronte personalisht në vendin e tij dhe t’ua tregonte atë anëtarëve të delegacionit.

Ai mori pjesë në takimin mes Thomas Silberhorn dhe kryeministrit Albin Kurti, por edhe në të tjera takime me liderë politikë në Prishtinë.

Një kujtim i vogël, megjithatë i veçantë, ka qenë darka tradicionale shqiptare që nëna e Florim Gashit e shtroi për mysafirët, të cilët nuk ishin bash më të zakonshmit në shtëpinë e saj. Bëhej fjalë për një politikan gjerman që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në dekadën e fundit në Gjermani.

Siç shkruan Frankischer Tag, për Kosovën që kufizohet me Serbinë, është ende e rëndësishme që KFOR-i të vazhdojë të jetë prezent për sigurimin e paqes në vend.

Situata mund të jetë e çfarëdo lloji por jo më e qëndrueshmja dhe kjo siguri do të ishte e paimagjinueshme pa 3400 ushtarë të KFOR-it.

Sidoqoftë, njerëzit në Kosovë, qoftë dhe ata si Florim Gashi, janë të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës në atdheun e tyre nga larg. Ata besojnë në fuqinë e dialogut, mirëkuptimit reciprok dhe tolerancës. Kurrë nuk heqin dorë nga shpresa për paqe. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci