Të fundit

Grenell godet presidentin Biden për situatën në Kosovë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka në duart e tij një tjetër dështim diplomatik, ka thënë Richard Grenell, ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi dhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Politikani konservator amerikan, ish i dërguar i posaçëm nga administrata e kaluar Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kritikuar “tërheqjen” e ShBA-ve nga dialogu si dhe vazhdimësinë e misionit të UNMIK-ut.

Grenell ka shkruar se misioni i UNMIK-ut paraqet vetëm humbje të taksave të qytetarëve amerikanë.

“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka thënë Grenell.

https://twitter.com/richardgrenell/status/1449397981271052288?s=21

Përmbylljen e misionit të UNMIK-ut e ka kërkuar dje edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB si dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci