Të fundit

Pothuajse e përfunduar, Ermal Krasniqi afër transferimit te gjiganti italian

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin italianë te skuadra e Bolognas.

Klubi rumun, Cluj, që ka pronësinë e kartonit të sulmuesit kosovar ka vendosur që ta nxjerrë në shitje anësorin 25-vjeçar.

Fillimisht rumunët kishin kërkuar 5 milionë euro për Krasniqin, shumë kjo shumë e lartë për Bolognan, mirëpo pas negociatave duket se palët kanë arritur dakord.

Krasniqi pritet që të transferohet në formë huazimi në Serie A për një periudhë gjashtë mujore, për një vlerë prej një milion eurove, ndërsa pjesa tjetër e parave do të paguhet nëse arrihet marrëveshja vitin e ardhshëm.

Ermal Krasniqi ishte transferuar te skuadra e Clujit në janar të këtij viti për një vlerë prej 200 mijë eurove. Ai ka bërë 32 paraqitje me fanellën e Clujit ku ka arritur të shënojë pesë gola.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci