Të fundit

Hapet qendra e votimit në Fakultetin e Edukimit

Qendra e votimit me numër 1912e, e cila është zhvendosur nga qendra 1 Tetori, ka hapur dyert për votim. Në këtë qendër janë pesë vendvotime dhe kanë të drejte vote 4 mijë e 293 qytetarë.

Menaxherja e qendrës, Vlora Ahmeti ka konfirmuar se janë të pajisur me të gjithë materialin e nevojshëm por e njëjta nuk është prononcuar për media, meqë siç ka thënë ajo nuk janë te autorizuar.

Të gjithë votuesit të cilët kanë votuar në sallën 1 Tetori, në këto zgjedhje do të votojnë në këtë qendër që ndodhet në Fakultetin e Edukimit, meqë 1 Tetori shfrytëzohet për vaksinim.

Ndërsa të drejtë vote në gjithë Kosovën kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote prej tyre 41 mijë e 12 votues të rinj.

Këto janë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta në Kosovë.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci