Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit kanë përfunduar me sukses renovimin e SHMLEJ “Hoxhë Kadri Prishtina” duke i dhënë asaj një pamje të re dhe një motivim shtesë për mësimdhënësit dhe nxënësit e saj.
Keshtu duke realizuar një transformim të jashtëzakonshëm në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” realizim ky që përveq që përfshinë kushtet dhe kujdesin ndaj nxënsëve është edhe ambient qetësie. Realizimet e përfunduara gjatë muajit shtator janë një frym e re për nxënësit dhe një ambient i ri si dhe inkurajues.
Ky projekt arrin vlerë 500,000.00 Euro në të cilin janë angazhuar 38 punonjës duke përfshirë edhe stafin menaxhues të NPB-së për 65 ditë të plota.
Si dhe është projekti i dytë i suksseshëm pas renovimit të tërësishëm të shkollës SHFMU “ILIRIA”, projekt ky i cili ka përfunduar me sukses vitin e kaluar nga Ndërmarrja Publike Banesore.
Për më shumë shihni videon e renovimit të kësaj shkolle:
