Të fundit

Votojnë liderët e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherësh Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka votuar në zgjedhjet lokale të dielën e 17 tetorit.

Rreth orës tetë të mëngjesit ai së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq si dhe bashkpartiakë të tjerë janë parë duke hyrë në njërën ndër qendrat e vendvotimit në Mitrovicën e Veriut.

Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.885.448 persona në zgjedhjet lokale të dielës së këtij 17 tetori.

Ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 41 mijë persona.

Por, gjatë këtyre zgjedhjeve do të kenë të drejtën e votës 90.586 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të po këtij viti.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë territorin e Kosovës është 883, me gjithsejtë 2.477 vendvotime.

KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 89 subjekteve politike (32 parti politike; 1 koalicion; 33 iniciativa qytetare; 23 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre.

Mirëpo, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5.364 kandidatë, ku nga të cilët 166 kandidatë për kryetar të komunave dhe 5.198 kandidatë për Kuvende Komunale.

KQZ ka njoftuar se për Kryetarë të Komunave janë shtypur gjithsejtë 1.698.600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale janë shtypur po ashtu 1.698.600 fletëvotime. Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve është 3.397.200 fletëvotime.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci