Të fundit

Blerim Isufaj propozohet sërish për Kryeprokuror të Shtetit, KPK-ja ia paraqet presidentes

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka paraqitur edhe një herë emrin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, për dekretim te Presidentja e Kosovës.

KPK-ja, ka vendosur unanimisht që emri i Blerim Isufajt t’i ridërgohet presidentes Vjosa Osmani për dekretim, ka marrë vesh Paparaci nga burime të afërta me Këshillin Prokurorial.

Më 17 tetor të këtij viti, Osmani ka refuzuar zyrtarisht dekretimin e Blerim Isufajt, të propozuarit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit.

Osmani tha se Zyra e Presidentit ka gjetur një “varg të shkeljesh në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”.

Ajo tha se për çështjen e kryeprokurorit është përballur me presione të paligjshme.

“Ka pasur njerëz që dërgonin mesazhe se ‘në qoftë se nuk e dekreton, do të vëmë dosje, do të ngremë aktakuza’”, tha Osmani, duke e cilësuar si “shqetësuese” që personat brenda sistemit mund ta kërcënojnë presidenten e vendit për një çështje.

Këshilli Prokurorial, i ka konsideruar të paqëndrueshme arsyet e presidentes për mosdekretim të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit dhe pritet t’ia dërgojë presidentes sërish propozimin për dekretimin e Blerim Isufajt.

Me ligjet në Kosovë, Kryeprokurori i Shtetit duhet të dekretohet nga presidenti.

Por, dekretimi i prokurorit – në këtë rast edhe i Kryeprokurorit të Shtetit – bëhet sipas propozimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe Kushtetutës së Kosovës e ligjeve në fuqi. Kompetenca e presidentin për “emërim” dhe “shkarkim” duhet të komentohet thjesht ne aspektin ceremonial, thuhet në një komentar të Kushtetutës së Kosovës, të botuar më 2013.

Kësisoj, me vendimin për refuzim të dekretimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, presidentja Osmani është vendosur përballë një situatë të vështirë, e cila mund ta çojë atë drejt shkeljes së detyrimeve të saj kushtetuese.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci