Të fundit

Kush po merr më së shumti vota në LDK, dalin rezultatet e para

Një ditë pas procesit zgjedhor, në Qendrat Komunale të Numërimit ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga të gjitha subjektit politike.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash, janë numëruar rreth 5% të kutive të votimit.

Sipas këtyre të dhënave, në Lidhjen Demokratike të Kosovës po prin me vota, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Nga 111 kuti, ajo ka marrë 2,225 vota.

Pas saj renditet, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka marrë deri më tani 2,074 vota.

Nga këto numërime, pas Osmanit e Abdixhikut, renditen kandidatët: Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Anton Quni.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci