Të fundit

Katër ankesa në PZAP, LDK kundër VV-së dhe PDK kundër LDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP], ka pranuar dje katër ankesa me pretendimet për thyerjen e heshtjes zgjedhore, teksa sot nuk kanë pranuar akoma ndonjë. Kështu ka njoftuar Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Ai tha se dje kanë pranuar katër ankesa, njëra është parashtruar nga LDK kundër VV-së e tjetra nga PDK kundër LDK.

“Dje kemi katër ankesa, kanë parashtru LDK kundër VV dhe PDK kundër LDK-së, dhe një subjekt që s’me kujtohet. Por i kanë paraqitur katër ankesa dje të kësaj natyre”, tha Desku.

Tutje, Desku tha se secili qytetar, apo kandidat i cili mendon që ka interes juridik dhe interesi i tyre juridik i është shkelur mund të parashtrojë ankesë në PZAP.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci