Të fundit

Ministri Maqedonci dekoron drejtorin e “Bayraktarit”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.

Ai ka thënë se kompania turke i ka rritur kapacitetet ushtarake të FSK-së.

“Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”, tha ministri Maqedonci.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve”, u shpreh ai.

Maqedonci njoftoi po ashtu që e ka dekoruar atë me medaljen për Shërbim të Shquar.

“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Türkiye ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” z. Haluk Bayraktar”.

“Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdojë!”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci