Të fundit

Gripshi thotë se Ballkanit i mungoi fati

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka thënë se Ballkanit i mungoi fati sot në ndeshjen ndaj Astanës.

Ballkani u ndal me barazim pa gola, ndonëse pati raste të shumta shënimi dhe dominoi takimin që nga fillimi.

Gripshi ka deklaruar se fati nuk ishte në anën e Ballkanit, teksa ka shtuar se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

“Kemi bërë një ndeshje nga më të mirat, mungoi vetëm goli. Dominuam ndeshjen si mysafir por na mungoi fati. E patëm një rast shumë të mirë por ky është futbolli, nuk shënova dot por ishte edhe zotësia e portierit. Duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne.

Ndeshja me Astanën në Prishtinë nuk ishte dita jonë. Sot kemi treguar se jemi ekip më i mirë por në futboll edhe fati duhet të jetë në anën tënde”, deklaroi Gripshi.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci