Të fundit

Zhvillimi i fëmijës 0-6 vjeç

Shkruan: Dhurata Azemi-Ahmeti

Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare zhvillohen me hapa shumë të shpejtë. Ata çdo ditë mësojnë gjëra të reja dhe manifestojnë reagime të ndryshme. Secili është unik dhe ka ritmin e tij të zhvillimit.

Karakteristikat e sjelljes:

Mosha 0-4 muajshe:

Fëmijët në këtë moshë fillojnë të shfaqin gradualisht aftësi komunikimi me botën që e rrethon, fëmiju fillon të gjejë knaqësi të madhe në gjestet dhe tingujt e të tjerëve, buzëqesh kur i flasim dhe bënë lëvizje trupore të ndryshme.

Mosha 4-8 muajshe

Fëmju pëpiqet të pëdorë objekte të ndryshme t’i fusë në gojë dhe poashtu fillon të lëshojë bashkëtingllore. Iu përgjigjet gjesteve te ndryshme.

Mosha 8 muajshe deri 1 vjeç

Në këtë moshë aftësitë sociale përmirësohen dhe fëmiju është shume më i shoqërueshëm, gjithashtu dhe afësitë imituese pëmirësohen shumë dhe kështu ata fillojnë të imitojnë sjelljet tona.

Mosha 1-2 vjeç

Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit ndihmon të menduarit kompleks si dhe të mësuarit, fëmijët fillojnë të kërkojnë më shumë liri, luajnë më shumë dhe u pëlqen të imitojnë fëmijët e tjerë por jo edhe të bashkohen në lojë me moshatarë.

Mosha 2-3 vjeç

Duhet te kontaktoni me një specialist të
shëndetit, nëse në moshën 36 muajshe fëmiju:
* Nuk flet fjalë me kuptim
* Nuk i kupton dhe zbaton komandat e thjeshta
* Nuk thotë emrin e tij/saj
* Nuk i pëlqen të luaj me fëmijët e tjerë
* Nuk bënë pytje
* Nuk qëndron për 3-4 min në një aktivtitet.

Mosha 3-4 vjeç

Në këtë moshë fëmju duhet të jetë në gjendje:
* T’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta
* Të përdorë fjali për të komunikuar
* Të flase qartë
* Të dijë ngjyrat
* Të numërojë
* Të ndajë objektet sipas formës dhe ngjyrës
* Të kuptojë konceptin i njejtë/i ndryshëm
* Të merr komanda me tri instruksione.

Fëmijët në këtë moshë zakonisht bëjnë shumë pyetje, bëhen më socialë dhe të pavarur nga prindërit.

Mosha 4-5 vjeç

* Flet duke pëdorur më shumë fjali komplekse
* Di të numërojë deri në 10
* Emërton sakt 4 ngjyra dhe 3 forma
* Njeh disa shkronja dhe mund të arrijë të shkruajë emrin e tij
* Kupton më mirë kohën dhe aktivitetet ditore
* Është më i vëmendshëm
* Ndjek komada me më shumë kërkesa nga i rrituri
* Arrin të mësojë numër telefoni dhe adresën

Mosha 6 vjeç

* Flet në fjali të plota me 5 deri në 7 fjalë
* Kupton se disa fjalë kanë më shumë se një kuptim
* Kupton humorin dhe ironinë
* Fokusohet në një detyrë më shumë se 15 min
* Dallon anën e majtë dhe të djathtë
* Mëson të lexojë
* I pëlqen të tregojë se është i pavarur dhe se bënë gjëra të rrezikshme
* Përfshirja dhe krijimi i shoqërisë merr rëndësi më të madhe për ata.

Dhurata Azemi-Ahmeti është magjistër në psikologji

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci