Të fundit

U.d. presidentja ia kthen ashpër edhe BE-së e Mbretërisë së Bashkuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu nuk i ka kursyer kritikat ndaj partnerëve ndërkombëtarë, Bashkimit Evropian e Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me çështjen e tërheqjes së dorëheqjeve të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve serbë.

Haxhiu i ka akuzuar ata për presion mbi mekanizmat e drejtësisë të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar shprehën shqetësime pas dekretit të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila i liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë të cilët kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022.

Në një konferencë për media të premten, pasi i bëri vet presion direkt KGjK-së që të votojë kundër rikthimit në vendet e punës të ish-gjyqtarëve serbë, ajo i parashtroi një pyetje edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Imagjinoni, të nderuar gazetarë, në sistemin tonë të drejtësisë të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që i binden urdhrave të një shteti tjetër — në këtë rast të Serbisë. Kush nga partnerët tanë ndërkombëtarë që sot bëjnë presion mbi këta këshilla.. kush nga ata do të lejonte që në shtetet e tyre të kishte gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër? Dhe kush nga këta partnerë ndërkombëtarë që neve na thërrasin gjithnjë për sundim të ligjit dhe për pavarësi të sistemit të drejtësisë.. kush nga këta do të kërkonte nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë anëtarë të këshillave të vendosnin diçka që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi?”, pyetiu Haxhiu.

Haxhiu tha se ish-gjyqtarët e ish-prokurorët serbë janë përfshirë në shkelje të rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.

“Tema e dytë që do ta trajtojë sot, ka të bëjë me ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët serbë. Më lejoni që të ndajë me ju informacione të rëndësishme për të cilat jam njoftuar së fundmi”, tha fillimisht u.d. presidentja.

“Ka shumë raste ku ish-gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi, si dhe në Kosovë, ku janë diskutuar plane dhe janë ndërmarrë veprime – përfshirë edhe bllokimin e rrugëve – për të kundërshtuar institucionet e Kosovës në përpjekje për zbatimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit tonë, pra në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, një pjesë e tyre dyshohet se janë angazhuar me punë në strukturat paralele ilegale në veri. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci