Të fundit

NPB dhe Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ju sjellin “Mjeshtrin e Shkollës”!

Projekti “Mjeshtri i Shkollës” vjen si partneritet ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Drejtorisë së Arsimit, të dyja të përkushtuara për avancimin e arsimit në Prishtinë.

Në krye të kësaj iniciative është një ekip mobil nga Ndërmarrja Publike Banesore, e gatshme të ofrojë mbështetje 24/7  për mirëmbajtje të të gjitha institucioneve arsimore në Komunën  e Prishtinës ku hynë 62 shkolla ​​dhe 34 kopshte. Ky shërbim siguron ndërhyrje efikase dhe në kohë, duke ju përshtatur nevojave specifike të çdo institucioni arsimor.

Nëpërmjet Projektit “Mjeshtri i Shkollës” ne synojmë të krijojmë një infrastrukturë të përmirësuar të objekteve arsimore, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme për nxënësit dhe pedagogët e qytetit tonë.  Studimet tregojnë se ambienti që na rrethon ndikon pozitivisht në produktivitet dhe mësimnxënje më të mirë!

Ndërmarrja Publike Banesore është e përkushtuar që përmes projekteve të tilla në vazhdimësi të rrisë mirëqenien e qytetarëve.

Ne besojmë në fuqinë e punës në grup andaj, përfshirja aktive e të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve do t’i bëjë ndërhyrjet tona jo vetëm me ndikim, por edhe afatgjatë!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci