Të fundit

Përformancë e dobët: Jep dorëheqje kryetari i Bordit të Postës së Kosovës i emëruar nga qeveria Kurti

Kryetari i Bordit të Postës së Kosovës, Fadil Bejta, ka dhënë dorëheqje nga posti në të cilin ishte emëruar nga Qeveria Kurti.

Sipas burimeve të Paparacit, Bejta e ka dorëzuar gjatë ditës së sotme dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit, për shkak të përformancës së dobët.

Paparaci ka kontaktuar me Bejtën, i cili nuk ka pranuar ta konfirmojë dorëheqjen e tij, duke shtuar se mund ta thërrasim nesër.

“Jam në ambulantë, kam obligime familjare, nuk muj me fol sonte po mundeni me më thirr nesër”, është përgjigjur Bejta në pyetjen e Paparacit se a ka dhënë dorëheqje apo jo.

Bejta i emëruar në krye të Bordit të Postës së Kosovës ishte edhe donator i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të vitit 2021. Në listën e donacioneve publike të LVV-së, emri i tij figuron dy herë.

Ne emër të tij, dy ditë para zgjedhjeve nacionale në Kosovë, më saktësisht më 12 shkurt të vitit 2021 ishin dhënë 1 mijë euro. Ne emër të tij, gjithashtu figuron edhe një donacion prej 50 eurove me 2 shkurt të po atij viti.

Bejta, madje e kishte pranuar për mediat se kishte dhënë donacion për Lëvizjen Vetëvendosje. Në anën tjetër, dyshimet për dorëheqjen e tij lidhen me performancën e dobët. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci