Të fundit

Kryetari i Bordit të Postës konfirmon dorëheqjen: “Jam lutur që ta lë këtë pozitë për një tjetër”

Kryetari i Bordit të Postës së Kosovës, Fadil Bejta, ka dhënë dorëheqje nga posti që ishte emëruar nga Qeveria Kurti.

Paparaci ka raportuar të enjten se Bejta ka dhënë dorëheqje gjatë ditës.

Bejta nuk ka pranuar të deklarohet një ditë më parë, por i kontaktuar sërish nga Paparaci të premten, ai e ka konfirmuar dorëheqjen.

Ai ka mohuar se dorëheqja e tij nga posti ka ardhur pas përformancës së dobët, duke shtuar se këtë veprim e ka ndërmarrë pasi ka marrë një ofertë tjetër për të punuar në njërën nga institucionet e Kosovës.

“Po kam jep dorëheqje, ky bord ka qenë mjaft i suksesshëm, por mua më është kërkuar të bëj një punë tjetër dhe punë të mira në një institucion tjetër, që këto ditë pritet angazhim, faktikisht jam ftuar edhe jam lutur që ta lë këtë post për një post tjetër”, është shprehur Bejta për Paparacin.

Ish-kryetari i bordit të Postës, gjatë bisedës ka numëruar disa nga punët që janë kryer në këtë institucion që nga koha që është emëruar ky bord i tanishëm.

Ai është shprehur se në Postë nuk ka pasur asnjëherë më parë gjendje më të mirë financiare, dhe se në kohën që e ka marrë drejtimin e bordit, institucioni ka qenë në keqdeklarim të pasqyrave financiare.

“Ne e kemi marrë postën para dy viteve me opinion të kundërt, me keqdeklarim të pasqyrave financiare, kurse sivjet prej Zyrës Kombëtare të Auditimit, kemi marrë raportin maksimal më të mirin që ekziston, dhe Posta e Kosovës është kompania e vemte që ka marrë një opinion të tillë”, është deklaruar Bejta.

Ai ka shtuar se për dy vitet e fundit është rregulluar çështja e pagave dhe se tashmë punëtorët i marrin pagat para datës 1, ndërsa më herët punëtorët janë paguar në dy pjesë.

“Kur kemi ardh ne, posta gjysmën e pagave ia ka jep personelit me gradë ma të ulët kurse gjysmen tjetër kur janë ngrit kushtet për menaxhment”, ka shtuar ai.

Tutje, Bejta ka përmendur se gjatë kësaj kohe është bërë furnizim me 250 kompjutera për sportelet, postierëtj janë furnizuar me motoçikleta, me çanta dhe uniforma. Poashtu, ai është shprehur se janë renovuar zyrat postare, janë ndërtuar kulme të zyrave, e shumë punë të tjera, shkruan Paparaci.

Bejta i emëruar në krye të Bordit të Postës së Kosovës ishte edhe donator i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të vitit 2021. Në listën e donacioneve publike të LVV-së, emri i tij figuron dy herë.

Ne emër të tij, dy ditë para zgjedhjeve nacionale në Kosovë, më saktësisht më 12 shkurt të vitit 2021 ishin dhënë 1 mijë euro. Ne emër të tij, gjithashtu figuron edhe një donacion prej 50 eurove me 2 shkurt të po atij viti.

Bejta, madje e kishte pranuar për mediat se kishte dhënë donacion për Lëvizjen Vetëvendosje. Në anën tjetër, dyshimet për dorëheqjen e tij lidhen me performancën e dobët. /Paparaci.com/  

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci