Të fundit

Nepotizmi në drejtësi: Të afërmit e tre gjyqtarëve në listën e ngushtë për punësim në Prokurorinë e Apelit

Nga lista e ngushtë prej 14 kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim, tre prej tyre do të punësohen si bashkëpunëtor profesionalë në Prokurorinë e Apelit.

Bëhet fjalë për një konkurs të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që është shpallur në fund të muajit gusht të këtij viti.

Rezultatet e testit me shkrim, të cilat janë publikuar 27 nëntor, tregojnë se tre familjarë shumë të afërt të tre gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë e kanë kaluar testin dhe janë në listën e ngushtë prej 14 kandidatëve të suksesshëm.

14 kandidatët e parë janë kualifikuar për fazën tjetër, atë të intervistës me gojë, përmes plotësimit të kriterit për vlerësim me mbi 35 % të pikëve.

“Kandidatët e përfshirë në këtë listë të cilët kanë 35% pikë e më shumë në testin me shkrim, do të ftohen me kohë për pjesëmarrje në intervistë me gojë”, thuhet në dokumentin e rezultateve të testit me shkrim, të publikuar nga Këshilli Prokurorial.

E renditur e para në listë është Ibadete Veliqi-Ajvazi, bashkëshortja e gjyqtarit Alban Ajvazi, i cili është gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Paparaci.

Rezultatet e testit me shkrim për tri pozita pune në Prokurorinë e Apelit
Rezultatet e testit me shkrim për tri pozita pune në Prokurorinë e Apelit

Veliqi-Ajvazi, e para në testin me shkrim në këtë konkurs, jo më larg se një javë doli e fundit nga 24 kandidatë në një konkurs tjetër: atë të shpallur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dy pozita të bashkëpunëtorëve profesionalë. Por, atje ka dal me rezultate tjera.

Në konkursin e Prokurorisë Speciale, bashkëshortja e gjyqtarit Ajvazi, mori 23.8 pikë në testin me shkrim – më pak se të gjithë 23 kandidatët e tjerë në listë. Rezultatet e këtij testimi janë shpallur të premten e 8 dhjetorit.

Rezultatet e testit me shkrim për dy pozita pune në Prokurorinë Speciale
Rezultatet e testit me shkrim për dy pozita pune në Prokurorinë Speciale

Por, në konkursin e shpallur nga Sekretariati i KPK-së, ajo ndodhet në anën tjetër të renditjes: e para. Është vlerësuar me 59.6 pikë.

Në këtë konkurs, e gjashta në listë është një tjetër e afërme me një gjyqtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Iliriana Makolli-Gashi, bashkëshortja e gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm të Themelores në Prishtinë, Eroll Gashit, është vlerësuar me 45 pikë dhe ndodhet në mesin e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testit me gojë për tri pozitat e lira si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Apelit.

Dhe, në vendin e 13-të prej 14 kandidatëve që ndodhen në listën e ngushtë, ndodhet edhe Nderim Çerkini, djali i gjyqtares Suzana Çerkini.

Sikurse Ajvazi dhe Gashi, edhe Çerkini është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Çerkini është pjesë e Departamentit për Krime të Rënda në këtë gjykatë.

Nderim Çerkini është vlerësuar me 35.8 pikë në testin me shkrim.

Paparaci, të enjten ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Prokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për të kërkuar sqarime rreth procesit të rekrutimit për tri vendet e lira të punës në Prokurorinë e Apelit, por nuk ka pranuar përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci