”Devolli Corporation”, është shpallur Tatimpaguesi i vitit 2023 në Kosovë.
Ky çmim sonte korporatës iu dha nga Oda Ekonomike e Kosovës, e të cilin e pranoi përfaqësuesi i saj, Adriatik Kelmendi.
Eventi u mbajt në ambientet e Klan Arena, në të cilin ishin pjesë rreth 400 biznese dhe shumë përfaqësues diplomatikë të cilët shërbejnë në Republikën e Kosovës.
