Të fundit

Nxënësit e shkollave ku po mbahen zgjedhjet, nesër në mësim on-line

Shumë shkolla nëpër gjithë vendin janë shndërruar në qendra votimi teksa po mbahen zgjedhjet lokale këtë të diel.

Mijëra nxënës nesër kthehen në skenarin C të mësimit – që i bie se do të mbajnë mësim në on-line.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ditë më parë nxorri një vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datë 17 tetor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 18 tetor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Gjithashtu, sipas Ministrisë së Arsimit, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci