Të fundit

LIVE: Vendvotimet drejt mbylljes – krejt çka dihet për zgjedhjet deri më tani

Kosova del në zgjedhje. Kosovarët vendosin sot udhëheqësit e tyre lokalë përmes votimeve në 38 komuna. Është ky një test për partinë në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, por edhe për lidershipet e reja të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). 

18:30 – Edhe rreth gjysmë ore mbyllen të gjitha vendvotimet e zgjedhjeve komunale.

Në orën 19:00 do të mbyllen të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme ka shkuar qetë, institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.

Organet e rendit kanë ndaluar shtatë persona nën dyshimin për kryerje të veprave panel kundër të drejtave në votim.


16:00 – 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet lokale, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në kryeqytet, 28.45 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë dal në zgjedhje deri në orën 16:00.

Me përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje, prijnë komunat me shumicë serbe.


15:20 – Komuna e Prizrenit shënon pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në vendvotime sipas përqindjes, bazuar në të dhënat e drejtpërdrejta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me vetëm 35.763 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë nga 173.359 votues të regjistruar në total, Prizreni është komuna me përqindjen më të ulët në zgjedhje deri më tani.

Ndërkaq, komuna veriore e Zveçanit figuron si vendi me pëeqindjen më të lartë të daljes së qytetarëve në zgjedhje. 56.91 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Zveçan kanë votuar, sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 15:00.


15:00 – Deri në këtë kohë sipas KQZ-së kanë hedhur votën e tyre 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë me të drejtë vote.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve. Krahas tyre, me numër të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhje fiduron edhe Hani i Elezit, një komunë e vogël në juglindje të vendit.

Komuna veriore e Zveçanit renditet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në vendvotime.

56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar në këtë komunë.

Kryeqyteti, ndërkaq shënon një pjesëmarrje prej 28.18 për qind të votuese me të drejtë vote.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci