Të fundit

Bërnabiq: Shpresoj që nuk do të vjen deri te ndalimi i dinarit në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se shpreson se nuk do të ketë ndalim të transaksioneve të pagesave me Serbinë dhe heqje të dinarit në Kosovë, duke theksuar se me veprime të tilla kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk kontribuon për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por po vret çdo lloj dialogu”.

“Ky, siç ka thënë presidenti ynë Vuçiq, është një nga problemet kyçe jo vetëm për procesin e mëtutjeshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por për ekzistencën e ndonjë dialogu në përgjithësi. Nëse vijnë në pikëpyetje gjëra të tilla si ndalimi transaksioneve të pagesave dhe heqja e dinarit, atëherë Kurti vërtet po i vendosë letrat në faktin se nuk do të ketë më dialog”, ka deklaruar Bërnabiq në televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Përva”, transmeton Paparaci.

Bërnabiq ka pretenduar se Albin Kurti “po bën gjithçka për të destabilizuar situatën në terren”.

“Në fund të fundit, Albin Kurti është dikush që shkaktoi “eksodin e popullit shqiptar” dhe nuk shoh se ai është veçanërisht i shqetësuar për këtë. Një fanatik i tillë nuk është i mirë as për serbët, as për shqiptarët”, ka pretenduar Bërnabiq, me përpjekje qesharake që për krimin e Millosheviqit dhe të shërbëtorëve të tij, në mes të cilëve është edhe shefi i saj Vuçiq, ta “fajësojë” kryeministrin aktual të Kosovës.

Ajo ka pretenduar se “Serbia ka mbështetjen e pakicës serbe në Kosovë, por edhe të Listës Serbe dhe ka thënë se shpreson që nuk do të ketë ndalim të transaksioneve të pagesave në dinarë midis Serbisë dhe Kosovës”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci