Të fundit

Shefi i BE-së: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u shpreh i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë.

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”.

Ai bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan.

“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”.

Szunyog  tha se “mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci