Të fundit

​Tjetër suspendim për Tonalin, kësaj radhe për bastet në Angli

Sandro Tonali është suspenduar me dy muaj ndalesë nga aktivitetet e futbollit nga Komisioni i Pavarur Rregullativ, pasi që deklaroi vetë për shkelje të rregullave të Federatës Angleze për baste.

Ky suspendim vjen pasi që Tonali kishte vënë afro 50 baste, përfshi katër sosh në Newcastle United, të gjitha për skuadrën e tij që të fitojë dhe ai gjithashtu ka luajtur në tri prej ndeshjeve zyrtare, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, Tonali është gjobitur me 23 mijë euro, por si qëndrojnë gjërat, ai mund të rikthehet për të luajtur futboll që nga 27 gushti i këtij viti.

“Me kusht që ai të mos kryejë ndonjë shkelje të mëtejshme të Rregullave të basteve të FA gjatë periudhës së pezullimit, Sandro nuk do të kryejë asnjë pjesë të sanksionit të ri dy mujor”, ka konfirmuar Newcastle.

Tonali tani po vazhdon të ndjekë një plan terapeutik dhe program edukativ me mbështetjen e plotë të klubit dhe do të vazhdojë të stërvitet me shokët e tij, bën të ditur Newcastle.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci