Të fundit

Kosova kërkon nga BE që mos lejojë liberalizimin e vizave për kosovarët me pasaporta serbe

Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së që të refuzojnë propozimin e Komisionit Evropian për përditësimin e listës së udhëtimit pa viza në BE dhe të lejojnë serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese e Serbisë që të udhëtojnë pa viza në BE, shkruan Politico.

Rregullorja e BE-së lejon mbajtësit e pasaportave nga 61 vende të udhëtojnë në BE pa viza dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë, shkruan Politico.

Këtu përfshihen edhe pasaportat serbe, përveç pasaportave të lëshuara për serbët e Kosovës nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese e Serbisë. Komisioni propozoi heqjen e kësaj klauzole, transmeton Paparaci.

Kosova është ankuar, me një letër në të cilën ka pasur qasje gazetarja e Politico-s, se propozimi është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet e sovranitetit, integritetit ligjor dhe përpjekjeve të vazhdueshme për normalizim.

Më 16 nëntor, Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për BE-në për banorët e Kosovës, mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga “Qendra Koordinuese e Serbisë”, por Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian ende nuk janë deklaruar për këtë propozim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci