Të fundit

Ana Ivanoviç zemëron serbët me këngën e Dua Lipës

Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes.

E gjithë videoja shoqërohej me këngën “Levitating” të këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj serbë, të cilëve nuk u pëlqeu përzgjedhja e këngës së Dua Lipës, transmeton Gazeta Express.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.

Ana ende nuk u është përgjigjur këtyre reagimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ana Ivanović (@anaivanovic)

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci