Të fundit

“Mund të vdisja, McGregor më goditi me grusht”

Francesco Facchinetti është rrahur nga Conor McGregor në Romë.

Showman-i italian, në profilin e tij social, ka denoncuar se është sulmuar nga luftëtari irlandez i MMA-së, që gjatë mbrëmjes e ka goditur me grusht në fytyrë duke i çarë buzën: “Ne ishim bashkë, folëm dhe u argëtuam për dy orë, pastaj si nga hiçi u hodh kundër meje: unë jam gjallë për mrekulli, mund të kisha vdekur “.

Nga takimi me Mourinhon te përplasja me Facchinettin. Denoncimi i Facchinettit është një rrëfim në detaje i publikuar në story në Instagram:

“Ne ishim në hotelin St. Regis për t’u takuar, gjithçka ishte mirë derisa, pa asnjë arsye, ai më qëlloi me një grusht në fytyrë. Është çmenduri, ka disa dëshmitarë që mund ta konfirmojnë. Unë kurrë nuk kam menduar se do të përjetoja një gjë të tillë. Mendoni se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse jam këtu duke folur me ju është një mrekulli. McGregor është shumë i rrezikshëm, ai mund të godiste edhe gruan time, abuzimi me fuqinë e tij në këtë mënyrë është krejtësisht e gabuar dhe e dëmshme për shoqërinë”.

Pastaj Facchinetti kërkon edhe ndihmën e hotelit: “Jam kurioz të shoh nëse hoteli, i cili me siguri do të ketë të gjitha videot e asaj që ndodhi, do të ketë guximin të tregojë se çfarë bëri dhe si u soll zoti McGregor në dy orët që ishim së bashku, përfshirë agresionin. Për fat të mirë, ishin miqtë e tij që e ndaluan atë, sepse do të vazhdonte të më rrihte pa asnjë arsye. shpresoj që këtë herë ta paguajë shtrenjtë. Unë besoj në autoritetet dhe në ligjin italian”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci