Të fundit

​Veprimet kërcënuese të Serbisë, Gërvalla takon ministrin gjerman Pistorius

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla mbajti sot një takim me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, në prag të vizitës së tij në Kosovë.

Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit.

Ministrja Gërvalla informoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimet e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes urgjentë dhe ruajtjen e paqes së brishtë në rajon.

Ajo njëherësh falënderoi ministrin e Mbrojtjes për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

Ndryshe, ministri Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman më 5 shkurt do të realizojnë vizitë zyrtare në Kosovë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci