Të fundit

​Subvencionet për pajisje efiçiente, sonte skadon afati për aplikim në fazën e parë

Ministria e Ekonomisë njofton se sonte në ora 23:59 përfundon afati i fazës së parë të aplikimit për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Aplikimi për subvencionim është ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Për aplikim në fazën e parë duhet që ndërmarrjet të kenë llogari individuale apo të biznesit përmes së cilës platforma e-Kosova do t’i identifikojë nëse ato janë pronarë apo përfaqësues të autorizuar dhe aplikimi mund të bëhet nga aksionari/ët apo personi i autorizuar nga kompania.

Nëse aplikimi është i suksesshëm, bizneset do të njoftohen menjëherë se janë kualifikuar për këtë fazë në e-mail adresën e tyre dhe mund të vazhdojnë me blerjen e pajisjes së përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje.

Ndërsa linkun për aplikim në fazën e dytë ndërmarrjet që aplikojnë do ta pranojnë në email adresën me të cilën e kanë të hapur llogarinë në platformën e-Kosova.

Ministria e Ekonomisë njofton se afati i fundit për fazën e dytë është deri më datën 1 mars 2024.

Ndryshe, në thirrjen për subvencionim përfshihen pompa termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Pompa termike subvencionohet me 20 për qind të vlerës investive dhe deri në 2.000 euro, kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20 për qind të vlerës investive dhe deri në 1.000 euro, kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40 për qind të vlerës investive dhe deri në 2.000 euro, ndërsa stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40 për qind të vlerës investive dhe deri në 500 euro.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Ministria e Ekonomisë fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci