Të fundit

Ahmeti: Rama, Thaçi dhe Kurti janë kafshë politike, 24 orë në ditë mendojnë për politikë

Ish-nënkryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i vendit Albin Kurti, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  janë “kafshë politike” që 24 orë mendojnë për politikë.

“Edi Rama, Albin Kurti, Hashim Thaçi, nuk po dua t’i ofendoj por këta janë kafshë politike. Kur hyn në politikë ti mundohesh të ndryshosh diçka, për të ndryshuar diçka duhet të kesh ndikim”.

“Albin Kurti sot si kryeministër i Kosovës mund të jap mendim për Maqedoninë e Veriut, por unë po them të mos shkoj të tregoj për kë duhet votuar”, shtoi Ahmeti në emisionin Rubikon.

Këto komente të ish-kryetarit të Prishtinës erdhën pasi që takimi i Kurtit, me partitë shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, i ka ngritur dyshimet se Lëvizja Vetëvendosje mund të përfshihet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj atje.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci