Të fundit

Kallashnikov në shtëpi, Policia bastis pronën e serbit në Leposaviq – lirohet i dyshuari

Një qytetar serb në Leposaviq është liruar në procedurë të rregullt pasi është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje të mërkurën.

I dyshuari është arrestuar të mërkurën në mesditë pasi Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij dhe ka sekuestruar disa armë.

Sipas Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një kallashnikov AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, 30 fishekë dhe një pushke gjuetie”, tha policia në raporton 24-orësh.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci