Të fundit

Nën masa të rrepta sigurie, Naim Murseli dërgohet nga burgu në Prokurori

Sot vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Prokurorinë e Shtetit.

I dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij që u ekzekutua me armë më 29 nëntor, është dërguar sot nga Burgu i Sigurisë së Lartë në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pamjet, të cilat i ka publikuar portali Nacionale, tregojnë automjetet e policisë në përcjellje teksa e dërgojnë të dyshuarin në Prokurori.

 

Gjashtë ditë më parë, Naim Murseli u intervistua në Prokurorinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Murseli dhe dy të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar në Prishtinë.

Murseli dyshohet për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të armëve, ndërkaq Kokalla për marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë.

Paparaci, ka publikuar javën e kaluar dëshmitë që Murseli, Plava dhe Kokalla kanë dhënë në Policinë e Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, disa ditë pas vrasjes.

Plani 1 vjeçar për ekzekutimin e Liridonës – kjo është dëshmia e plotë e Naim Murselit në Polici

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci