Të fundit

Avokati Ngjela komenton dëshmitë e Naim Murselit në polici: Ja çka tregojnë lëvizjet e tij para krimit

Avokati nga Tirana, Spartak Ngjela ka folur për dëshmitë e dhëna nga të dyshuarit për vrasjen e Lirdonës.

Duke u bazuar në dëshminë e Naim Murselit në polici, të cilën e publikoi javën e kaluar Paparaci, Ngjela shprehet se arsyeja e këtij krimi është xhelozia “e cila të çon në një psikikë të sëmurë”.

“Konsolidohet mendimi im që është vrasje nga xhelozia. 99.99% të vrasjes së një gruaje të bukur nga bashkëshorti i saj është xhelozia. Pastaj mund të ketë edhe arsye të tjera, paraja etj. Diferenca që kishte çifti në funksion të bukurisë së gruas ishte mbi 90% vrasje nga xhelozia. Burri xheloz që e ka patologji xhelozinë, gjithë acarimi i tij mendor, vjen nga bukuria e gruas së tij”, tha ai në Top-Channel.

Ngjela ka komentuar edhe dëshminë e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, i cili ka folur për një “problem familjar” të djalit të tij me familjen Kokalla. Sipas dëshmisë së Shaban Murselit, Liridona Ademaj i kishte parë disa SMS të shkëmbyer nga Naim Murseli dhe bashkëshortja e vëllait të Kushtrim Kokallës.

“Ajo lloj bukurie që kishte ajo grua dhe në qoftë se do ndodhej përpara një situate të tillë, do të shkonim në krim. Në këtë krim më bëri përshtypje mënyra si është kryer krimi. Mori fëmijët dhe vrasësin që e kishte shofer, iku në kodër dhe vrasësi vrau gruan. Tregon se burri ka acarim skizoid, është xhelozi skizoide. Më kundërshtuan se nuk ka lidhje me xhelozinë, por me paranë. Unë fola në mënyrë të përgjithshme. Logjika ecën nga një moment i përgjithshëm, në një moment të veçantë”, ka thënë Ngjela.

“Ne nuk e dimë pse ka ardhur xhelozia, por dimë që bukuria e gruas të çon në xhelozi të një psikike të sëmurë”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci