Të fundit

Sarri sulmon Interin: “Goli i Felipe Anderson i rregullt, prita të shihja ndonjë karton të kuq”

Është i ashpër qendrimi i Maurizio Sarrit në lidhje me golin që shënoi fitoren me përmbysje të Lazios kundër Interit.

“Kur Dimarco është në tokë, Interi shkon për të gjuajtur në portë. Ata duhej ta nxirrnin topin jashtë – shpjegoi trajneri për DAZN -. Situata është e qartë. Ata goditën e legjitimuan gjithçka. Kjo do të thotë që ata donin të vazhdonin lojën”. “Këto situata shihen vetëm në Itali. Në Angli ekipet gjithashtu luajnë me një lojtar në tokë – shtoi ai -. Felipe Anderson u sulmua: unë u skualifikova për sjellje intimiduese pa ngritur as gishtin, prisja të shihja disa kartona të kuq të nxirreshin”.

Pastaj një koment edhe për kartonin e kuq të Luiz Felipe, duke shpjeguar se lojtari i tij kishte tjetër qëllim, nga ai që mendoi arbitri.

“Më tha se gjyqtari i dha karton të kuq. Ai vetëm po shkonte të përshëndeste Correan, pasi kanë luajtur së bashku për ca kohë. Sigurisht që nuk ishte qëllimi i tij të grindej me Correan”, shpjegoi trajneri i Lazios.

Në fund, Sarri ka dhënë edhe perceptimin e tij në lidhje me angazhimet e shumta të lojtarëve me ekipet kombëtare.

“Unë jam një trajner në fushë. Argëtohem në fushë, duke përgatitur ekipin dhe duke përmirësuar lojtarët dhe e gjen veten të përfshirë në një futboll që përshpejton kohët”, përfundoi ai. “Kur luan tre herë në javë nuk mund të përmirësosh lojtarët. Po bëhet një punë tjetër dhe sinqerisht më pëlqen më pak”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci