Të fundit

Meta humbi 16 miliardë dollarë nga biznesi metaverse në 2023

Reality Labs, divizioni i Meta për AR, VR dhe metaverse, pati tre mujorin e saj më të mirë regjistruar ndonjëherë edhe pse vijoi humbjet multi-miliardë dollarëshe.

Biznesi gjeneroi më shumë se 1 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e fundit të 2023 falë pajisjeve Quest dhe syve inteligjente Ray-Ban Meta.

Ndërsa kapërcimi i 1 miliardë dollarë të ardhura është një arritje e madhe për kompaninë, humbjet do të vijojnë në të ardhmen. Reality Labs humbi 4.6 miliardë dollarë në tre mujorin e tretë, duke e çuar në 16 miliardë dollarë humbjen për 2023.

CFO e Meta Susan Li tha se humbjet janë të pritshme ndërsa zhvillimi i produkteve vijon dhe ekosistemi po zgjerohet.

Përtej Reality Labs, Meta pati një tre mujor të fortë duke raportuar 40.1 miliardë dollarë të ardhura ndërsa gjatë viti regjistroi 135 miliardë dollarë të ardhura.

Baza e përdoruesve të Facebook u rrit në 2.1 miliardë përdorues aktivë në ditë. Aplikacioni më i ri i Meta, Threads, po rritet ende. Zuckerberg tha se aplikacioni kishte 130 milionë përdorues aktivë në muaj, nga 100 milionë në tre mujorin paraardhës. /PCWorld Albanian

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci