Të fundit

Pika të zeza, apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një pjese të mirë të popullsisë së botës. Në kuptimin e sigurisë, pikënisja e vitit 2024 mund të jetë 7 tetori i vitit të kaluar kur u rindez konflikti i përgjakshëm në Lindjen e Mesme apo 24 shkurti i vitit 2022 kur Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën. Këto dy konflikte të mëdha kanë sjellë një ndarje të re botës.

Pas pushtimit të Ukrainës, Perëndimi udhëhoqi një shumicë shtetesh në Kombet e Bashkuara, që dënuan agresionin e pashembullt rus. NATO rifitoi arsyen e ekzistencës së vet, përshtati konceptin e strategjisë dhe zgjeroi perimetrin e sigurisë në Evropë duke mikpritur anëtarë të rinj. Elementi më befasues i historisë ishte përgjigjja e BE-së. Historia e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë, përqasja politike me afrimin e Ukrainës në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndihma ekonomike dhe ushtarake ndaj saj është dëshmi e unitetit të BE-së, përtej pritshmërive të zakonshme.

Pasi nuk duhet të harrojmë faktin se Rusia ka qenë tradicionalisht një nga elementët më përçarës dhe polarizues në politikën e jashtme evropiane. Rindezja e konfliktit të përgjakshëm në Lindje të Mesme e përmbysi epërsinë e perëndimit përkundrejt pjesës tjetër të botës, për shkak të ndarjeve katastrofike brenda BE-së dhe vetë Perëndimit. Dhe askund kjo nuk ishte më e dukshme se sa në votimet që u zhvilluan në OKB, ku Perëndimi ishte i përçarë.

Ky konflikt, i cili shoqërohet me vërshimin e refugjatëve në kufijtë e BE-së ka një ndikim të madh në politikën e brendshme evropiane. Shto këtu nxitjen e valëve të reja të antisemitizmit dhe islamofobisë në Evropë, sikundër kërcënimin në rritje të terrorizmit. Dy luftërat e mësipërme sollën edhe një rreshtim të ri për sa u përket prioriteteve. Për ShBA-në në veçanti, sigurimi i mbështetjes së mëtejshme ushtarake ndaj Ukrainës ka kaluar në plan të dytë, për shkak të konfliktit në Lindje të Mesme. Kjo shihet qartë edhe nga intensiteti diplomatik i pesë vizitave të sekretarit amerikan të shtetit në Lindje të Mesme që prej 7 tetorit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci