Të fundit

Ditari i një skizofreni: “Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për çlirimin e Kosovës”

Shkruan: Ismail Tasholli

U erdhi dita ta mbrojnë vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, atyre që dikur thonin se intervenimi i NATO-s nuk është bërë për çlirimin e Kosovës. Nga premisa t’budallme ideologjike, tani kanë kaluar tek ato psikologjike, të shërimit të shejave skizofrenike.

Për ata budallë, që memorien politike e kanë shumë të përshkllime, mirë eshte m’i ditë ngjarjet prej fillimi dhe me e ba dallimin e Qeverisë sot e opozitarizmit dje, të njerëzve të njëjtë, me të njëjtin qëllim: PUSHTETIN me çdo kusht. Teknikisht, për tu marrë vesh, le t’themi që njana është periudha ideologjike e saj, e tjetra ajo psikologjike.

Në periudhen psikologjike, mbresëlënia, te disa, e fjalimit autoerotik të Kryeministrit në Këshillin e Sigurimit ka simptoma të kompleksit të inferioritetit dykahor. Ai s’bani sen pos që i njehi krejt argumentet për të cilat Perëndimi dhe NATO kanë intervenu dhe politika jonë e asaj kohe ka argumentu pse-në e intervenimit. Kurgja e re sa paradoksale me personazhin “Luli i vocërr”, Kryeministër që mungesat e veta në huqjet e mëdha, provon t’i plotësojë pavërejtshëm.

Por, pjesa e shoqnisë së smutë, që pritje ka përshkrimin “se ç’ia msheli gojën krejtve”, është diagnoza e stadit skizofrenik ku ndodhet ajo bashkë me këtë pushtet.

Merrne me mend, “po di mirë me folë”, është e mjaftueshme për politikën. Çfarë stadi “primitiv” i një shoqnie të nxjerrun arpallaku, që s’ e njeh të njëjtin PERSONA do vite ma herët, kur shante me nanë krejt Perëndimin, e kush ishte përreth tij.

Por, në periudhen ideologjike, koha kur Vetëvendosje i jepte të drejtë Noam Chomsky-t dhe e bënte Millosheviqin bashkëfajtor të Perëndimit në raport me vuajtjet e kosovarëve, është bajagi e rëndë.

Atëherë, me doza akuze, thoshin që “deportimi i afërsisht një milion njerëzve ka ndodhur pas fillimit të intervenimit të NATO-s dhe se pjesa dërrmuese e vrasjeve kundër civilëve ka ndodhur po ashtu pas fillimit të intervenimit të NATO-s”. Ishte periudha ideologjike e botë-vështrimit të saj. Si NATO, si Milloshi ju shtihoeshin t’njëjtë, sikur krejt t’majtës me agjenda “specifike” nëpër Evropë.

Ata e citonin shkrimtarin serb, Vladimir Arsenijevic, që, “në ditarin e tij për luftën, “Mexico – Ditari i luftës”, thotë: “Është fakt i pamohueshëm që NATO e ka mbështetur drejtpërdrejt Sllobodan Millosheviqin duke ndihmuar që ta ndërmarrë këtë valë të fundit të mizorive gjithandej në Kosovë, si dhe ta forcojë kontrollin e tij në gjithë Jugosllavinë.”

Madje e relativizonin secilin veshtrim “ideologjikisht” ndryshe ne raport me intervenimin e NATO-s: nëse intervenimi i NATO-s është bërë kundër pastrimit etnik, siç edhe thotë Tzvetan Todorov, atëherë rezultati final, përkundrazi, ka qenë ai i forcimit të pastrimit etnik, e kundershtonin Todorov-in ata.

Këta tipa, pa asnjë dilemë, janë follirantët e politikës së re t’Kosovës, që qëllim e kanë vetëm pushtetin. Dhe për PUSHTET herë bahen asi e herë ksi. Pa kurriz.
Tash, kur t’folsh me ta të duket vetja marksist.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci