Të fundit

Threads teston dy opsionet “më të kërkuara” nga përdoruesit

Meta ka njoftuar se ka nisur të testojë dy opsionet “më të kërkuara” për Threads: postimet rezervë dhe kamerën. Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri tha se dy opsionet janë të disponueshme për një numër të vogël njerëzish.

Përdoruesit që mund të eksperimentojnë me postimet rezervë mund të ruajnë vetëm një prej tyre. Pasi shkruani postimin mjafton ta rrëshqisni poshtë për ta ruajtur.

Aplikacioni shfaq edhe një ikonë të re në shiritin e poshtëm kur keni një postim që ende nuk e keni publikuar.

Veç kësaj, do mund të postoni foto pa qenë nevoja t’i shkrepni më parë nga kamera e celularit. Kjo lehtëson postimin e tyre, por nuk dihet nëse do të ketë opsione bazike për të rregulluar imazhin siç është prerja e tij.

Threads ka më shumë se 130 milionë përdorues dhe po përpiqet t’u përshtatet kërkesave të tyre. Pak javë më parë, kompania prezantoi “temat trend” dhe “cross posting”, mundësinë për të postuar nga Facebook në Threads dhe anasjelltas./tvklan.al

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci