Të fundit

Si e refuzoi Donika Gërvalla rivarrimin e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla me nderime të TMK-së

E pranishme në homazhe te familja Jashari e me fjalë të mëdha për veprën e tyre heroike e legjendare është paraqitur Donika Gërvalla dje në Prekaz, por ky qëndrim i saj duket se daton vetëm pas emërimit në postin e ministres së punëve të jashtme.

Qëndrime krejt tjera kishte para disa viteve tashmë e para e diplomacisë së Kosovës.

Për shkak se TMK-në e cilësonte si pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Donika Gërvalla nuk kishte lejuar rivarrimin e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla nën nderimet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla ishin rivarrosur ndaras nga heroi tjetër Kadri Zeka, vetëm për shkak të kërkesës së familjes Gërvalla, që drejtohej nga Donika Gërvalla, me arsyen e vetme – pjesëmarrjen e TMK-së në rivarrim.

Ky veprim i familjes Gërvalla kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Zëdhënësi i TMK-së në atë kohë, Shemsi Syla, kishte pranuar se familja Gërvalla nuk kishte pranuar që TMK-ja të merrte pjesë në rivarrim.

Për veprimin e Donika Gërvallës para disa viteve ishte deklaruar edhe ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Artan Hoti.

Hoti ka treguar se si Donika Gërvalla bashkë me nënën e saj nuk kishin lejuar që Jusuf Gërvalla të varrosej me nderime të larta ushtarake nga forcat e TMK-së me arsyetimin se “nuk na duhen ish-pjesëtarë të UÇK’së në varrimin e babait”.

“Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën donim t’i varrosnim me nderime të larta ushtarake. Jusuf Gërvallën nuk na ka lënë nëna e Donikës dhe Donika me i varros me ritual dhe me nderime të TMK-së. As serbët e Beogradit nuk i kanë ndal këta tre heronj teksa kjo nuk na la me i varros me nderime”, kishte thënë ai në T7.

Inatet me UÇK-në e drejtuesit e saj, Gërvalla nuk i kishte larguar as pas shumë viteve.

Në një intervistë për Dukagjinin në vitin 2020, Donika Gërvalla kishte deklaruar se do të dërgonte materiale në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veslit, dy drejtuesve të UÇK-së.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të dërgoj materiale në speciale. Gjithë bota e di se kush është Kadri Veseli e Hashim Thaqi. Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime kundër kundërshtarëve politikë”, kishte deklaruar Gërvalla atë kohë.

Për më shumë ndiqeni videon

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci