Të fundit

Kush janë dy të dyshuarit që po kërkohen për vrasjen e boksierit Besar Nimani?

E kishin qëlluar tashmë një herë, por ish-boksieri profesionist Besar Nimani kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në vitin 2013.

Por mbrëmjen e së shtunës së 9 marsit, shqiptari nga Kosova e parkoi BMW-në e tij në qendër të qytetit të Bielefeldit. Dy vrasës u vërsulën drejt tij dhe filluan të qëllonin. Ish-kampioni i Evropës vdiq në vendin e ngjarjes nga një breshëri plumbash.

Policia gjermane i ka identifikuar dy vrasësit e dyshuar dhe është vënë sot në kërkim të tyre.

Sipas mediave gjermane, të dyshuarit janë dy kurdë, 33-vjeçarë, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj në sportin e boksit, por edhe një dosje të trashë penale.

Babai i tre fëmijëve shpesh përfshihej në shkelje të ligjit dhe lëvizte në qarqet e botës së krimit. Ai ishte gjithashtu i prirur për shpërthime të dhunshme.

Në gusht të 2013, Nimani – së bashku me vëllain e tij Beratin dhe një shok – u përfshinë në një mosmarrëveshje në një restorant turk pranë stacionit në Bielefeld. Pesë persona u plagosën nga ky incident, mes tyre edhe Nimani.

Në shkurt të 2016-ës, një forcë policore e armatosur rëndë mbërriti para shtëpisë së boksierit në Gjermani. Gruaja e Nimanit e kishte telefonuar policinë sepse burri e kishte rrahur. I dyshuari ishte arrestuar pa rezistencë.

Boksierit i ishin gjetur disa armë zjarri në bagazhin e tij gjatë një kontrolli policor në rajonin e Bavarisë vitin e kaluar.

Asokohe, Nimani u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen e tij. Ky proces gjyqësor ka pushuar me vdekjen e boksierit.

Besar Nimani do të varroset të enjten te varrezat e myslimanëve në qytetin e Bielfeldit.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci