Të fundit

PDK-ja shprehet pozitive për rezultatet fillestare

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-në.

Ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, që sot sipas saj dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre.

“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë çdo vendvotim çdo votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave.”, tha ajo.

Çitaku ka falënderuar gjithashtu zyrtarët përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës dhe të gjithë personelin tjetër të angazhuar në këto zgjedhje.

“Tani presim me durim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci