Të fundit

Testi i gjakut tregon 83% saktësi në zbulimin e kancerit kolorektal

Një test gjaku për të kontrolluar kancerin kolorektal në individë me rrezik mesatar pa simptoma, zbuloi me saktësi sëmundjen malinje në 83% të njerëzve të konfirmuar se kishin sëmundjen, tregoi një studim i publikuar të mërkurën, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

Studimi u botua në The New England Journal of Medicine.

Studiuesit thanë se shkalla e saktësisë së testit të gjakut për kancerin kolorektal është e ngjashme me testet e jashtëqitjes në shtëpi.

Është një hap premtues, thanë ata, për të zhvilluar mjete më të aksesueshme depistimi për kapjen e hershme të sëmundjes – kur është më e lehtë për t’u trajtuar.

Testi mund të përmirësojë nivelet e ulëta të shqyrtimit të kancerit kolorektal – si shkaku kryesor i vdekshmërisë së lidhur me kancerin në Shtetet e Bashkuara që rezulton në rreth 50 mijë vdekje çdo vit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci